Ndërlidhjet

SHBA-të pajisin me armatim brigadat kurde në Irak


Ash Carter dhe Masud Barzani gjatë takimit
Ash Carter dhe Masud Barzani gjatë takimit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka vizituar rajonin autonom kurd Irbil në Irak, në kuadër të një vizite njëjavore të paparaljmëruar në Irak dhe Afganistan.

Carter është takuar me presidentin e rajonit kurd, Masud Barzani dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të cilët marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik [IS].

Carter tha se ka marrë garanci nga Barzani se forcat kurde do të marrin pjesë në përpjekjet e koalicionit për të rimarrë qytetin Mosul të Irakut, i cili gjendet nën kontrollin e IS-it që nga viti 2014.

Ai tha se dërgesa e ardhshme e armatimit për kurdët do të përfshijë të gjitha pajisjet për të armatosur në tërësi brigadat kurde, të cilat do të mund t’i bashkoheshin pastaj betejës për të rimarrë Mosulin.

Dërgesa, sipas tij, mund të arrijë brenda disa javësh dhe në të do të ketë armë, municion, automjete të blinduara, pajisje mjekësore dhe për komunikim, gjeneratorë dhe veshje anti-plumb.

Fillimisht, ishte paraparë që Shtetet e Bashkuara të presin përfundimin e trajnimeve për brigadat kurde para se të dërgohej armatimi, por zyrtarët thanë se Carter ishte bindur nga autoritetet kurde që pajisjet të viheshin në dispozicion sa më herët.

XS
SM
MD
LG