Ndërlidhjet

KS i OKB-së njëzëri për procesin e paqes në Siri


Këshilli I Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që mbështetë një plan ndërkombëtar për një proces të paqes në Siri.

Teksti i rezolutës u hartua në një hotel të Nju Jorkut gjatë një takimi më 18 dhjetor të 20 ministrave të jashtëm, që u mbajt nën organizimin e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarit të OKB-së në Siri, Staffan de Mistura.

Rezoluta u bën thirrje Kombeve të Bashkuara për të sjellë së bashku përfaqësues të qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad dhe të grupeve të moderuara të opozitës që kanë luftuar regjimin e Asadit për gati pesë vjet.

Ajo sugjeron se bisedimet mund të fillojnë që në muajin janar.

Aty nuk përmendet e ardhmja e Assadit, për shkak të ndarjeve ndërmjet Rusisë dhe perëndimit rreth fatit të presidentit sirian.

Moska dhe Irani mbështesin Assadin, ndërsa mbështetësit kryesor të opozitës siriane, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Vendet evropiane dhe Arabinë Saudite, ngulin këmbë se ai duhet të largohet nga pushteti.

Pak para votimit në Këshillin e Sigurimit, presidenti Barack Obama ritheksoi qëndrimin e Uashingtonit se për aq kohë sa Assadi është president, Siria nuk mund të jetë stabile.

Duke folur në një konferencë fundviti për gazetarët, në Uashington, presidenti Obama tha se duhet të përfundojë lufta civile në Siri, në mënyrë që militantët e Shtetit Islamik të mos kenë një çerdhe të sigurt.

XS
SM
MD
LG