Jose Mourinho nuk e ka në plan që të pushoj pasi që u largua nga ekipi anglez Chelsea por “është duke shikuar përpara”, ka njoftuar agjencia që e përfaqëson atë.
Trajneri portugez “nuk do të marr pushim me pagesë” dhe është “shumë pozitiv”, ka thënë agjencia.
Deklarata e agjencisë AAC duket se e ka konfirmuar shkarkimin e Jose Mourinhos nga ekipi.
"Gjatë karrierës së tij, Jose ndonjëherë e ka zgjedhur ta lë ekipin, por vetëm në Chelsea, klubi ka vendosur që ai të largohet”, ka thënë agjencia.
Jose Mourinho është përjashtuar si menaxher i klubit futbollistik Chelsea të enjten, sipas njoftimeve nga BBC, pas një serie ndeshjesh me rezultate të pamjatueshme për ekipin.
“Chelsea” ka humbur 9 nga 16 ndeshjet e Premiere League dhe aktualisht gjendet në vendin e 16 në tabelë.
Mourinho është emëruar menaxher i Chelseas në qershor të vitit 2013.