Ndërlidhjet

Kina akuzon SHBA-të për “provokim serioz ushtarak”


Ilustrim
Ilustrim

Kina i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “provokim serioz ushtarak” për shkak të fluturimit të dy aeroplanëve ushtarakë amerikan, në afërsi të një ishulli në detin e Kinës jugore.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë, tha sot se incidenti ka ndodhur mëngjesin e 10 dhjetorit në afërsi të ishujve të diskutueshëm Spratly.

Uashingtoni tha ndërkaq se kjo është mënyrë rutinore e misionit trajnues amerikan, ndërsa ka shtuar se po i heton raportet.

Gjatë misionit, njëri nga sulmuesit pa qëllim ka fluturuar në thellësi prej dy milje, i ka cituar Wall Street Journal, zyrtarët e Pentagonit.

Zyrtarët thanë se kjo mund të ketë ngjarë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

XS
SM
MD
LG