Ndërlidhjet

Familja Obama mbërrin në Hawai për festat e fundvitit


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama dhe familja e tij kanë arritur sot në mëngjes në Hawai, ku ata do t’i kalojnë pushime e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Presidenti i veshur me këmishë e kollare doli nga aeroplani derisa po shoqërohej nga zonja e parë MIchele Obama dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, të cilat ishin veshur me veshje verore.

Gjatë rrugës, Obama është ndalur në San Bernardino të Kalifornisë ku u takua me anëtarët e familjeve të viktimave dhe me të plagosurit e sulmit të para dy javëve atje. Takimi me ta ka zgjatur për tri orë.

Familja Obama, në Hawai do të qëndroj në një vilë luksoze të marrë me qira.

Obama mund të jetë në pushimet e fundit në Hawai si president. Në të njëjtën kohë, vitin tjetër, ai do të përgatitet për t’ia dhënë pushtetin pasardhësit të tij.

Pushimet në Hawai Obama zakonisht i kalon duke e shijuar plazhin me familjen dhe duke luajtur golf.

XS
SM
MD
LG