Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur një bllok banesor në qytetin Volgograd, në pjesën jugore të Rusisë.
Autoritetet thanë se së paku 8 vetë janë plagosur nga eksplodimi i sotëm, por ka shqetësime se mund të ketë edhe të vrarë.
Komiteti Hetues i Rusisë, që i raporton direkt presidentit, Vladimir Ptuin, ka thënë se afro 150 njerëz jetonin në seksionin e ndërtesës nëntëkatëshe, ku ka ndodhur shpërthimi.
Televizioni lokal ka treguar pamje të zjarrfikësve gjatë aksionit të tyre.
Raportohet se eksplodimet e gazit janë gjë e zakonshme në Rusi, ku infrastruktura e epokës sovjetike është vjetruar, ndërsa kërkesat e sigurisë shpeshherë injorohen.
Para një jave, nga një zjarr që e ka përfshirë një klinikë psikiatrike, në një fshat në rajonin Voronjezh, në jug të Moskës, janë vrarë së paku 23 njerëz.