Ndërlidhjet

Spanjë: Mbahen zgjedhjet e përgjithshme


Pamje nga votimet në Spanjë
Pamje nga votimet në Spanjë

Në Spanjë sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat janë paraqitur edhe dy parti të reja, që i sfidojnë dy partitë që kanë qeverisur disa herë.

Partitë e reja, Shtetasit (Ciudadanos) dhe Podemos, që është kundër masave të kursimit, garojnë kundër Partisë Popullore në qeveri dhe socialistëve, që aktualisht janë në opozitë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, Partia Popullore e kryeministrit, Mariano Rajoy, prinë me një epërsi të vogël.

Derisa Rajoy ishte në postin e kryeministrit, Spnja ka dalur nga kriza financiare në një periudhë të rritjes ekonomike.

Por, masat e kursimit dhe reformat e punësimit, që i ka ndërmarrë qeveria e tij janë jopopullore, ndërsa papunësia ende mbetet e lartë në shkallën 21%.

Partia Popullore, po ashtu, është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit.

Qeveria e ardhshme në Madrid duhet të merret edhe me synimet separatiste në rajonin verilindor, Katalonja.

XS
SM
MD
LG