Ndërlidhjet

Gaf në Miss Universe, prezantuesi e gabon fituesen


Pia Alonzo Wurtzbach, Miss Universe 2015
Pia Alonzo Wurtzbach, Miss Universe 2015

Në edicionin e 64-të të spektaklit Miss Universe që është mbajtur mbrëmë në Nevada të Shteteve të Bashkuara, moderatori Steve Harvey e ka bërë një gabim të madh gjatë shpalljes së fitueses së kurorës së më të bukurës.

Në vend se ta shpallë bukuroshen nga Kolumbia, Ariadna Gutierrez, fituese të vendit të dytë, ai e ka shpallur atë fituese të vendit të parë.

Por menjëherë pas kësaj ka kërkuar falje duke thënë se përgjegjësinë për këtë gabim do ta merr vet.

BBC transmeton se Harvey duke iu kërkuar falje të gjitha bukuroesheve, e ka shpallur më pas fituese të Miss Universe, vajzën nga Filipinet Pia Alonzo Wurtzbach. Kësaj të fundit i është vendosur kurora e cila mbrëmë fillimisht u vendos në kokën e vajzës nga Kolumbia.

Harvey ka kërkuar falje edhe përmes rrjetit Twitter, postim tek i cili brenda pak orësh janë bërë mbi 50 mijë komente.

XS
SM
MD
LG