Ndërlidhjet

KGJK dënon aktet e djegies së veturave të gjyqësorit


Ilustrim
Ilustrim

Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimit, nga persona deri tash të panjohur, mbrëmjen e së shtunës në Podujevë, i është djegur vetura zyrtare.

Në lidhje me djegien e veturës që ishte në përdorim nga ai, Ibrahimi sot ka biseduar me udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, institucion që menagjon gjykatat në Kosovë, zyrtarët e të cilit e kanë dënuar aktin, siç e kanë quajtur ata, qyqar.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës shprehet i indinjuar dhe dënon ashpër këtë akt qyqar si një lloj mekanizmi shantazhues për t’u zmbrapsur nga vënia e drejtësisë. Ky dhe aktet e një jave më herët nuk do të zmbrapsin asnjë nga gjyqtarët e Republikës se Kosovës në mbrojtjen e Kushtetutës, ligjit dhe rendit”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e lëshuar.

KGJK iu ka bërë thirrje të gjitha organeve kompetente që rastin e fundit por edhe rastet e djegies së dy veturave rreth një javë më parë, njëra e Gjykatës së Apelit në Prizren dhe tjetra e Gjykatës Themelore në Pejë, të ndriqohen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Demolimi dhe shkatërrimi i pasurisë publike është i pa pranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet më tej në komunikatë.

KGJK i ka siguruar qytetarët se këto akte “nga kushdo qofshin bërë dhe për çfarëdo motivi të jenë kryer, nuk do të ndikojnë në punën e gjyqtarëve kosovar”.

XS
SM
MD
LG