Ndërlidhjet

Rusi: Bastisje në shtëpitë e punonjësve të Khodorkovskyt


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky

Hetuesit e Rusisë kanë kryer bastisje në disa shtëpi të punonjësve të fondacionit humanitar të themeluar nga kritiku i ashpër i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, që dikur ishte ndër njerëzit më të pasur në Rusi.

Fondacioni humanitar, Open Russia, ka kumtuar sot se shtëpitë ishin bastisur lidhur me rastin penal të vitit 2003, që kishte çuar në burgosjen e Khodorkovskyt.

Shefi i organit hetues të Rusisë e ka konfirmuar raportin për bastisje.

Më herët këtë muaj, hetuesit e kanë akuzuar Khodorkovskyn, i cili i kaloi 10 vjet në burg para se të amnistohej nga presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 2013, për involvim në vrasjen e prefektit në Siberi në vitin 1998.

Khodorkovsky i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai e ka akuzuar zotin Putin për shkelje të kushtetutës dhe për çuarjen e Rusisë në gërmadha.

XS
SM
MD
LG