Ndërlidhjet

Rusia e prodhon kartmonedhën dedikuar Krimesë


Banknota e re ruse dedikuar Krimesë
Banknota e re ruse dedikuar Krimesë

Rusia e ka lëshuar në qarkullim një kartmonedhë të re që i dedikohet Krimesë, gadishull ukrainas i aneksuar nga Kremlini në mënyrë të paligjshme gjatë vitit të kaluar.

Kartmonedha e re në vlerë prej 100 rublash (1.14 dollar) përshkruan një memorial me anijet e përmbysura në portin Sevastopol, vend në të cilin Rusia e mban flotën e saj . Përveç kësaj, në kartmonedhë është e përshkruar edhe një kështjellë e njohur që gjendet afër Yaltas.

Kartmonedha që është e ngjyrosur kryesisht me të verdhë përmban edhe detaje nga shekulli i 18, nën mbretërinë e Katerinës së Madhe.

Banka Qendrore ruse, përmes një deklarate të lëshuar, tha sot se do t’i lëshoj në qarkullim 20 milionë kartmonedha të tilla.

Rusia e ka aneksuar Krimenë në mars të vitit të kaluar gjatë një operacioni ushtarak të kundërshtuar nga perëndimi.

XS
SM
MD
LG