Ndërlidhjet

Udhëheqësi i kurdëve të Turqisë e viziton Moskën


Selahattin Demirtas, lideri i partisë pro-kurde në Turqi
Selahattin Demirtas, lideri i partisë pro-kurde në Turqi

Udhëheqësi i partisë opozitare pro-kurde në Turqi e ka kritikuar Ankaranë për rrëzimin e avionit ushtarak rus gjatë muajit të kaluar.

Selahattin Demirtas, lideri i Partisë Demokratike të Popullit, i adresoi kritikat në Moskë pas takimit që pati sot me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Udhëtimi i tij në Rusi dhe pritja e ngrohtë që i është bërë atij, është në kundërshtim me komentet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë javës së kaluar tha se nuk sheh perspektivë në përmirësimin e raporteve mes Turqisë dhe Rusisë, nën udhëheqjen aktuale që e ka Turqia.

Rusia ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Turqisë pas incidentit të 24 nëntorit dhe e ka kritikuar ashpër presidentin Tayyip Erdogan.

Erdogan e ka akuzuar partinë pro-kurde për lidhjet me militantët kurdë që luftojnë në lindje të Turqisë.

Lavrov i tha Demirtas, se Rusia është e gatshme që t’iu ndihmoj kurdëve për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG