Ndërlidhjet

OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për paqe në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara iu bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve kryengritëse në Jemen, që ta respektojnë armëpushimin dhe t’i rifillojnë bisedimet për paqe.

Bisedimet në Zvicër, në mes të përfaqësuesve të qeverisë dhe kryengritësve, janë ndërprerë gjatë fundjavës, pa ndodnjë rezultat. Madje nga Jemeni ka pasur raporte edhe për shkelje të armëpushimit.

Nga takimi në New York i këshillit 15 kombësh, iu bë thirrje “të gjitha palëve që t’i rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara”.

OKB e ka shprehur mirënjohjen për të dërguarin e tyre, Ould Cheikh Ahmedit, si ndërmjetësues i bisedimeve për arritjen e paqes në Jemen.

Bazuar në progresin e deritashëm të bisedimeve, OKB ka kërkuar që raundi i ri i bisedimeve të mbahet në mes të muajit janar të vitit 2016.

Kombet e Bashkuara thonë se nga lufta në Jemen, prej muajit mars të këtij viti, janë vrarë afro 6 mijë vetë.

Në këtë konflikt, qeveria e njohur ndërkombëtarisht e presidentit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, që mbështetet nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, lufton kundër kryengritësve shiitë huthi dhe aleatët e tyre.

XS
SM
MD
LG