Kabul: Hapet ndërtesa e re e Parlamentit
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, sot e kanë udhëhequr ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Parlamentit të Afganistanit. India ka dhënë ndihmë teknike dhe financiare për këtë projekt me vlerë prej 220 milionë dollarëve. Të dy zyrtarët e lartë këtë ndërtesë e shpallën si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve.