Ndërlidhjet

John Beeden, britaniku që përshkoi i vetëm Oqeanin Paqësor


Ilustrim
Ilustrim

Aventurieri britanik, John Beeden, është bërë personi i parë në botë që lundron i vetëm gjithë Oqeanin Paqësor.

Beeden ka përfunduar të 7,400 miljet detare në gjithë Paqësorin, pasi ka arritur sot në veri të Australisë.

“Të jesh personi i parë që arrin diçka të tillë është vërtet diçka e pabesueshme”, ka thënë ai.

Beeden, 53 vjeç, është nisur nga San Francisko, me një barkë gjashtë metra të gjatë, më 1 qershor.

Ai ka lundruar mesatarisht 15 orë në ditë, për 209 ditë.

Arritja e Beedenit është vonuar për rreth një muaj, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në vitin 2011, Beeden ka lundruar 2,600 milje detare në Oqeanin Atlantik, për 53 ditë. Por, ai ka thënë se lundrimi në Oqeanin Paqësor ka qenë shumë më i vështirë.

XS
SM
MD
LG