Ndërlidhjet

Rohani: Të pëmirësojmë imazhin publik të Islamit


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të bashkohen dhe të përpiqen që të pëmirësojnë imazhin publik të Islamit.

Ai ka kritikuar ndarjet dhe dhunën që po "torturojnë" botën myslimane.

“Duhet të largojmë imazhin negativ të Islamit nga hapësira e sotme kibernetike dhe reale”, ka thënë Rohani në Konferencën e 29-të Ndërkombëtare të Unitetit Islamik, të dielën në Teheran.

“Nuk ka as gjysmëhënë shiite, as sunite. Në kemi një hënë islamike. Ne, myslimanët, jemi në një botë ku duhet të qëndrojmë të bashkuar”, ka shtuar ai.

Irani shiit mbështet rebelët Huthi në Jemen, ndërsa rivalja e tij rajonale, Arabia Saudite, e cila sundohet nga një familje sunite, është duke udhëhequr një koalicion ushtarak, i cili bombardon Huthi-t qysh në muajin mars.

Teherani po ashtu mbështet regjimin sirian, ushtria e të cilit lufton rebelët dhe xhihadistët, përfshirë grupin militant Shteti Islamik, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irak.

Rohani u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të luftojnë ekstremizmin e grupeve të tilla si Shteti Islamik, si dhe mjerimin që i bën të rinjtë t’iu bashkohen radhëve të tyre.

XS
SM
MD
LG