Ndërlidhjet

Brenda një muaji vriten 10 liderë të IS-it


Steve Warren, zëdhënës i koalicionit kundër IS-it
Steve Warren, zëdhënës i koalicionit kundër IS-it

Koalicioni kundër Shtetit Islamik i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vetëm gjatë muajt e fundit i ka vrarë dhjetë liderë të Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i koalicionit tha se viktimat janë shkaktuar si rezultat i sulmeve nga ajri. Në mesin e të vrarëve, ka edhe të tillë që kanë pasur lidhje me autorët e sulmeve terroriste në Paris.

“Gjatë muajit të fundit ne kemi vrarë dhjetë figura udhëheqëse të Shtetit Islamik si rezultat i sulmeve ajrore, duke përfshirë edhe disa planiifikues të sulmeve në vende tjera e disa nga të cilët ishin të lidhur me planfikimin e sulmeve në Paris”, tha zëdhënësi i koalicionit, kolneli Steve Warren.

Në mesin e të vrarëve, sipas tij, ka edhe të tillë që kanë planifikuar sulme të tjera në vendet perëndimore.

Njëri nga të vrarët, sipas tij, është Abdul Qader Hakim, i cili kishte lidhje me sulmet në Paris. Warren ka thënë se ai është vrarë më 26 dhjetor në Mosul.

XS
SM
MD
LG