Ndërlidhjet

Erdogan e akuzon Assadin për vrasjen e mijëra njerëzve


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Pak para nisjes për në Arabinë Saudite, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar presidentin e Sirisë së “pa mëshirë” i ka vrarë qindra mijëra njerëz ndërsa e ka kritikuar edhe Rusinë për mbështetjen ndaj presidentit sirian.

Erdogan ka folur para gazetarëve para se të nisej për në Arabinë Saudite ku gjatë ditës së sotme është taktaur me Mbretin Selman me të cilin ka biseduar rreth luftës civile dhe energjinë.

Turqia dhe Arabia Saudite janë vende mbështetëse të militantëve që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Ky i fundit e ka mbështetjen nga Rusia dhe Irani.

Erdogan tha se qeveria e tij dhe Arabia Saudite janë duke punuar për gjetjen e një zgjidhje politike për Sirinë. Të dyja vendet janë pro një marrëveshje që do ta largonte Bashar al-Assadin nga pushteti.

Mediat në Arabinë Saudite kanë njoftuar se Erdgoan dhe Mbreti Selman kanë diskutuar mbi konfliktin në Siri dhe Irak si dhe për zhvillimet e fundit në Libi dhe Jemen.

XS
SM
MD
LG