Ndërlidhjet

Anglia dënon një çift për planifikim të sulmeve terroriste


Ilustrim
Ilustrim

Një burrë dhe një grua në Angli janë dënuar se po planifikonin të kryenin sulme në shkallë të gjerë në Londër në shënim të dhjetë vjetorit të sulmeve të 7 korrikut 2005.

Në këto sulme kishin vdekur 52 persona dhe plagosur mbi 700 të tjerë, në shpërthimet vetëvrasëse të koordinuara në autobusë të Londrës dhe rrjetin e trafikut nëntokësor.

Mohammed Rehman, 25 vjeç dhe gruaja e tij, Sana Ahmed Khan, 24 vjeçare, u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Old Bailey.

Prokurorët thanë se Rehman në kohën e arrestimit ka qenë vetëm disa ditë para se ta përfundonte planin e tij për sulme ku do të shkaktoheshin mijëra viktima në masë.

Autoritetet angleze e kanë gjetur një video të një shpërthimi të një pajisje të vogël në shtëpinë e tij.

Prokurorët thanë se ai në rrjetin Twitter e kishte përdorur emrin Silent Bomber (Sulmuesi i hështur) për të identifikuar mbështetës të tij.

Ai gjithashtu u dënua për posedimin e një materiali që do të përdorej për qëllime terroriste.

XS
SM
MD
LG