Ndërlidhjet

Hillary Clinton e quan gjenocid vrasjen e pakicave nga IS-i


Kandidatja udhëheqëse demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton
Kandidatja udhëheqëse demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton

Kandidatja udhëheqëse demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton, tha se dhuna e Shtetit Islamik ndaj pakicës jazidi në Irak dhe pakicave të tjera fetare në Lindjen e Mesme, është gjenocid.

“Tashmë jam e sigurtë se kemi prova të mjaftueshme se ajo çfarë po ndodhë është gjenocid që synon të shkatërrojë jetëra njerëzish dhe të zhdukë të krishterët e pakicat e tjera”, ka thënë Clinton përmes një komunikate të lëshuar.

Ajo ka shtuar se për këtë çështje ishte pyetur edhe më herët dhe ka pohuar se tashmë ka bazë të mjaftueshme ligjore që sjelljet e Shtetit Islamik dëshmojnë për gjenocid.

Shteti Islamik i ka në cak dhe i ka vrarë pjesëtarët e pakicës jazidi, pakicë ndër më të vjetrat në Irak, si dhe pakicat e tjera fetare në rajonet që i kontrollon grupi militant në Siri dhe Irak.

Administrata Obama është duke shqyrtuar nëse do ta quaj gjenocid vrasjen e komunitetit jazidi

XS
SM
MD
LG