Ndërlidhjet

Mbi gjysmë milioni migrantë kanë hyrë në Kroaci


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 560 mijë migrantë kanë hyrë në Kroaci prejse ka nisur kriza me migrantë, ndërsa të shtunën, deri në orën 9:00 të mëngjesit, kanë hyrë 934 veta, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë.

“Të premten kanë hyrë 1,840 migrantë. Nga qendra tranzite e pranimit në Slavonski Brod, ata dërgohen deri te kufiri slloven”, thuhet në komunikatën e MPB-së kroate.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Evropa është në mesin e krizës më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Agjencia për Refugjatë e OKB-së dhe Organizata Ndërkombëtare e Migrimit kanë njoftuar më 22 dhjetor se numri i migrantëve dhe refugjatëve, të cilët kanë arritur në BE këtë vit, qoftë përmes tokës, qoftë përmes detit, ka kaluar një milion.

UNHCR pret që fluks i ngjashëm të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016.

Shumica e migrantëve dhe refugjatëve ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Disa vende të Evropës kanë ngritur gardhe me tela në kufij për të penguar rrjedhën e tyre.

XS
SM
MD
LG