Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e shtatë ushtarëve indianë


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Nju Delhi thonë se numri i trupave indiane, të vrarë gjatë një sulmi në bazën e forcave ajrore indiane, është rritur në shtatë.

Përveç dy ushtarëve të vrarë gjatë sulmit në kufi me Pakistanin, autoritetet indiane kanë njoftuar se edhe katër ushtarë kanë vdekur si rezultat i plagëve të marra.

Një ushtar ndërkaq është vrarë gjatë një shpërthimi që ka ngjarë sot.

Katër militantë të dyshuar islamikë u vranë gjithashtu gjatë betejës në bazën ajrore Pathankot, në Indinë veriore.

Baza Pathankot ndodhet në një autostradë kryesore që çon në Kashmir, pjesën që administrohet nga India.

Katër militantët e armatosur kanë hyrë në një pjesë të bazës ajrore mëngjesin e 2 janarit dhe janë përleshur me forcat e sigurisë.

Zyrtarët ushtarakë në Nju Delhi thanë se militantët nuk kanë arritur të hyjnë në zonën ku janë të vendosur helikopterët dhe pajisjet e rënda ushtarake.

XS
SM
MD
LG