Ndërlidhjet

Obama përfundon pushimet në Hawaii


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, është kthyer në Uashington pasi që i ka kaluar në Hawaii pushimet e Krishtlindjes.

Këto ishin pushimet e tij të fundit dimërore në cilësinë e presidentit.

Obama për dy javë ka qenduar larg publikut.

Ai e ka kaluar pushimin duke luajtur golf me miqtë dhe ka kaluar kohë me familjen e tij.

Ai gjithashtu ka punuar për fjalimin e tij që do ta mban në Kongres më 12 janar.

Fjalimi i tij pritet të fokusohet në sigurinë kombëtare, pas sulmeve të fundit terroriste në Paris dhe në San Bernardino të Kalifornisë.

XS
SM
MD
LG