Ndërlidhjet

Forcat arabe dhe kurde vrasin 16 militantë të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Forcat arabe dhe kurde i kanë vrarë së paku 16 militantë të Shtetit Islamik gjatë përleshjeve të ashpra në Raqqa, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Xhihadistët e kanë filluar një ofenzivë të mërkurën e kaluar kundër zonave të mbajtura nga koalicioni sirian, rreth 50 kilometra larg Raqqas duke lënë të vdekur 21 lufëtarë kurdë.

“Të shtunën në mbrëmje, 16 xhihadistë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve”, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Aleanca, që përbëhet nga njësitë kurde dhe luftëtarët arabë, sipas monitoriest, i kanë kryer disa operacione të mëdha kundër IS-it.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga marsi i 2011-tes.

XS
SM
MD
LG