Ndërlidhjet

Tërmet në Indi, së paku katër të vdekur


Pakistan -- A man rebuilds his house damaged by earthquake in Ayun village in Chitral valley, Pakistan, 31 October 2015.
Pakistan -- A man rebuilds his house damaged by earthquake in Ayun village in Chitral valley, Pakistan, 31 October 2015.

Një tërmet me magnitudë 6.7 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot një rajon të Indisë verlindore, duke lënë të vdekur së paku katër persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.

Shumica e dëmeve nga tërmeti janë raportuar të jenë shkaktuar në rajonin Impal, kryeqytetin e shtetit Manipur.

Tërmeti ka dëmtuar shumë shtëpi ndërsa një ndërtesë e tregut të qytetit, është shembur në tërësi.

Njerëzit në panik kanë nxituar dhe janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nga frika se tërmeti mund të përsëritet, janë strehuar në Gauhati, kryeqytetin e shtetit fqinj Assam.

Dridhje të tokës ka pasur edhe në Kolkota, kryeqytetin e shtetin West Bengal.

XS
SM
MD
LG