Ndërlidhjet

SHBA: Imigrantja ballafaqohet me dënim për ndihmë IS-it


Një imigrante nga Bosnja, me shtetësi amerikane, që jetonte në Ilinois, ballafaqohet me dënim për shkak se u ka dhënë para grupeve terroriste në Irak dhe Siri.

Imigrantja Jasminka Ramic, në muajin shtator ka deklaruar se ndjehet fajtore lidhur me konspiracion për t’i ndihmuar materialisht terroristët.

Ajo është në mesin e 6 imigrantëve nga Bosnjë Hercegovina, që janë dënuar në muajin shkurt të vitit të kaluar, për dërgim të parave dhe furnizime materiale për grupet militante, Shteti Islamik (IS) dhe al-Kaida në Irak. Jasminka Ramic i kishte dhënë 700 dollarë amerikanë, raporton AP.

Vendimi gjyqësor pritet sonte në një gjykatë federale në Sent Luis.

Ajo e ka fituar shtetësinë amerikane në vitin 2006 dhe ka jetuar në Ilinois të Shteteve të Bashkuara, para se të lëvizte në Gjermani, ku ishte arrestuar.

Të dyshuarit e tjerë nuk e kanë pranuar fajësinë.

XS
SM
MD
LG