Ndërlidhjet

Koreja e V. teston bombën nukleare të hidrogjenit


Ilustrim
Ilustrim

Koreja e Veriut ka njoftuar se “e ka testuar” suksesshëm bombën e hidrogjenit.

Nëse konfirmohet ky test nga Koreja, ky do të jetë testi i katërt nuklear i Koresë Veriore që i sfidon sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe konfirmon një hap të madh përpara në zhvillimin e armëve bërthamore.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, e kanë ftuar për sot një takim emergjent në lidhje me këtë pretendim të Koresë së Veriut.

“Ky është një kërcënim për vendin tonë dhe është tërësisht i patolerueshëm”, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe, duke e dënuar fuqishëm pretendimin e Koresë Veriore.

Japonia dhe Koreja Jugore u zotuan se do të punojnë në kuadër të OKB-së për ta ndëshkuar Korenë e Veriut, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se do të merr hapat “e duhur” për t’iu përgjigjur “provokimeve” të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka njoftuar se nuk do të heq dorë nga programi bërthamor për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara “sillen si agresor”.

Regjimi i Koresë së Veriut ka thënë më herët se do të veprojë si shtet i përgjegjshëm dhe nuk do t’i përdorë armët bërthamore nëse nuk shkelet sovraniteti i saj.

XS
SM
MD
LG