Ndërlidhjet

Twitter zgjat madhësinë e postimeve


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti social Twitter po e shqyrton mundësinë që të heq dorë nga kufizimi i gjatësisë së postimeve, me qëllim që më shumë se 300 milionë përdoruesve të vet t’iu mundësojë që të jenë më dorëlëshuar.

Faqja e internetit për teknologji, Re/Code, ka njoftuar të martën se Twitter është duke e shqyrtuar mundësinë që të lejoj postimin e mesazheve që mund të kenë maksimalisht jo vetëm 140 karaktere siç kishe deri tani, por mesazhet të arrijnë gjatësinë deri në 10 mijë karaktere.

Re/Code tha se kompania është duke e testuar një version të postimeve, ku nuk do të lejohen maksimalisht 140 karktere, por të lejohen shumë më shumë. Lexuesi i postimit të gjatë, duhet të klikoj mbi të, në mënyrë që ta lexoj atë në tërësi.

Ky veprim ka për qëllim që kompania Twitter ta zgjeroj bazën e përdoruesve të saj dhe shitjen më të madhe të reklamava me qëllim të përfitimit.

Rrjeti Twitter, vetëm në tre muajt e parë të vitit 2015, i ka humbur 135 milionë dollarë.

Rrjeti social Twitter nuk i ka konfirmuar zyrtarisht ndryshimet, por bashkëthemeluesi i kompanisë, Jack Dorsey, e ka konfirmuar ndryshimin duke e bërë një postim të gjatë prej 1 mijë e 325 karakteresh.

Çfarëdo hapi që Twitter ndërmerr në të ardhmen, Dorsey, u zotua në postim, se shumica e postimeve do të mbeten të “shkurta dhe të ëmbla”

XS
SM
MD
LG