Ndërlidhjet

Mustafa uron besimtarët ortodoksë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe Peshkopin Teodosije.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, të angazhohet për "fuqizimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve të Kosovës".

XS
SM
MD
LG