Ndërlidhjet

SHBA: Akuzohet një i dyshuar për ndihmë al-Kaidës


Prokurorët e Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar një person, që besohet se ishte stërvitur në Pakistan me al-Kaidën, për përfshirje në sulmin e vitit 2009 kundër një baze ushtarake amerikane në Afganistan.

Sipas aktakuzës që u paraqit mbrëmë vonë, personi Muhanad Mahmout al-Farekh, ka ndihmuar në përgatitjen e pajisjes eksploduese për ta përdorë në sulm nga një sulmues vetëvrasës.

Personi al-Farekh, me shtetësi amerikane, i lindur në Teksas, është akuzuar për dhënie të mbështetjes materiale për al-Kaidën dhe përdorim të eksplozivit.

Ai, po ashtu, ballafaqohet me konspiracion për t’i vrarë amerikanët, përdorim të armatimit për shkatërrim në masë, për sulm me bombë në një kapacitet qeveritar, dhe për ndihmë për al-Kaidën.

Ky person, po ashtu, i njohur si Abdullah al-Shami, ishte arrestuar në Pakistan dhe pastaj është dërguar në Nju Jork për proces gjyqësor.

XS
SM
MD
LG