Ndërlidhjet

Francë: Policia e vrau një person me thikë


Policët e sigurojnë terrenin ku është vrarë një person me thikë
Policët e sigurojnë terrenin ku është vrarë një person me thikë

Zyrtarët e Francës thanë se policët sot e kanë vrarë një njeri me thikë, i cili ishte përpjekur të hynte në stacionin e policisë në pjesën veriore të Parisit.

Ky person kishte brohoritur “Allahu Akbar” derisa i ishte afruar stacionit të policisë dhe ka mundur të ketë jelek vetëvrasës, u ka thënë mediave franceze, ministri i brendshëm, Pierre-Henri Brandet.

Policia tha se lagjja shumetnike, ku gjendet stacioni i policisë, është mbyllur pas të shtënave.

Ky incident u bë në përvjetorin e sulmit vdekjeprurës të militantëve islamikë, në lokalet e revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris.

Po ashtu, ky incident ndodhi pak orë pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka nderuar policët e vrarë në krye të detyrës, përfshirë edhe tre oficerët e vrarë në janarin e kaluar.

XS
SM
MD
LG