Ndërlidhjet

Protesta të reja në Iran kundër Arabisë Saudite


Teheran, 8 janar 2016.
Teheran, 8 janar 2016.

Mijëra iranianë kanë protestuar sot duke dënuar ekzekutimin e një kleriku shiit nga Arabia Saudite.

Ekzekutimi i sheikut Nimr al-Nimr, më 2 janar, ka shkaktuar tensione të larta midis dy rivalëve rajonalë.

Mijëra protestues kanë marshuar në Teheran pas faljes së Xhumasë, duke brohoritur “Vdekje Al-Saudit”, një referncë kjo për familjen sunduese në Arabinë Saudite.

Ata po ashtu kanë thirrur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit” – slogane tradicionale të iranianëve në protesta.

Media shtetërore e Iranit ka raportuar se ka pasur protesta edhe në qytete të tjera të Republikës Islamike.

Në një protestë të mëhershme, protestuesit iranianë kanë djegur ambasadën saudite në Teheran.

Ky veprim ka bërë që Riadi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

Irani po ashtu ka ndaluar të gjitha importet nga Arabia Saudite.

Aleatët sauditë, Bahrejni, Sudani, Xhibuti dhe Somalia, gjithashtu kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Teheranin.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zvogëluar marrëdhëniet me Iranin, ndërsa Kuvajti dhe Katari kanë tërhequr ambasadorët e tyre.

Tensionet e fundit kërcënojnë përpjekjet për t’iu dhënë fund konflikteve në Siri dhe Jemen, ku Arabia Saudite, e udhëhequr nga sunitët, dhe Irani, i udhëhequr nga shiitët, mbështesin palë të kundërta.

Klikoni edhe këtë: Karikatura: Si iranianët dhe sauditët e shohin njëri tjetrin?

XS
SM
MD
LG