Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusia e kundërshton ekstradimin e hakerit rus në SHBA


Finlanda ka vendosur të ekstradojë në Shtetet e Bashkuara një shtetasin rus, Maxim Senakh, të dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Ministria e drejtësisë e Finlandës ka thënë se ai do të ekstradohet në SHBA “për gjykim”.

Ministria e jashtme e Rusisë, nëpërmjet një kumtese, e ka përshkruar këtë vendim si “thellësisht për keqardhje” dhe e ka përsëritur “kundërshtimin kategorik” të Rusisë për ekstradim.

Finlanda e ka arrestuar personin Senakh në muajin gusht, me kërkesë të autoriteteve federale amerikane.

Senakh është akuzuar në shtetin e Minesotës për infektimin me viruse të serverëve kompjuterikë në gjithë botën, për të fituar miliona dollarë në mënyrë të paligjshme.

Vendimi i Ministrisë së drejtësisë në Finlandë nuk mund të apelohet, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur në muajin dhjetor të miratojë ekstradimin e Senakhut.

XS
SM
MD
LG