Ndërlidhjet

Plagosen tre turistë në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Dy sulmues i kanë therrur më thikë dhe i kanë plagosur tre turistë të huaj në vendpushimin egjiptian të Detit të Kuq, Hurghada.

Ministria e Brendshme tha se dy sulmues, të pajisur me thika, kishin hyrë të premten në hotelin Bella Vista dhe i kanë sulmuar turistët.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj sulmuesve duke e vrarë njërin dhe tjetrin e kanë plagosur rëndë.

Tre turistët, dy nga Austria dhe një nga Suedia, janë plagosur nga thika, por plagët e tyre nuk janë serioze.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në Egjipt ka pasur valë të sulmeve terroriste që nga rrëzimi i presidentit Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG