Ndërlidhjet

Vriten dy roje bregdetare në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thonë se dy roje bregdetare janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, kur autojeti me të cilin po udhëtonin ka rënë në një minë tokësore në jugperëndim të vendit.

Incidenti ka ndodhur në provincën Balochistan, vend i cili prej kohësh është përballur me dhunë dhe kryengritje sektare.

Oficeri i policisë, Mohammad Sajid, tha se shpërthimi shkatërroi automjetin dhe i plagosi të gjithë që ishin aty.

Ai tha se dy nga rojet vdiqën para se mbërrinin në spital.

Balochistani ka qenë skena e dhunës të kryer nga radikalët islamikë dhe separatistëve baluch që duan një pjesë të të ardhurave nga gaz dhe mineralet, si dhe autonomi të plotë nga Islamabad.

XS
SM
MD
LG