Ndërlidhjet

Vdes nëna me pesë fëmijë nga një zjarr në Tatarstan


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Rusia bëjnë me dije se një grua dhe pesë fëmijët e saj kanë vdekur si rezultat i zjarrit në shtëpinë e tyre, në rajonin Leninogorsk të Tatarstanit.

Ministria e Emergjencave tha se zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një shtëpi prej druri në qytetin Starry Kuvak.

Zyrtarët rusë nuk kanë specifikuar lidhjet familjare mes viktimave, por mediat atje kanë njoftuar se ka vdeur një nënë me pesë fëmijët e saj.

Ministra tha se bashkëshorti dhe një fëmijë i gjashtë kanë shpëtuar.

Zyrtarët përgjegjës i kanë nisur hetimet për shkaktarin e zjarrit.

Shumë familje në të gjithë Rusinë ngrohen gjatë dimrit me dru dhe pajisje të ndryshme elektronike dhe sipas të dhënave të para, mjetet e ngrohjes mund ta kenë shkaktuar zjarrin.

XS
SM
MD
LG