Ndërlidhjet

Pakistani e ka listën e talibanëve që janë të gatshëm për bisedime


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar afgan ka thënë se Pakistani do ta prezantoj listën e kryengritësve talibanë që janë të gatshëm të bisedojnë me Kabulin, gjatë një takimi me përfaqësues të katër vendeve që synon ringjalljen e procesit të paqes në Afganistan.

Zyrtarët nga Afganistani, Pakistani, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë planifikuar që të mblidhen më 11 janar për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për bisedimet e paqes në Afganistan.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe talibanët.

Javid Faisal, zëdhënës i kryeshefit ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, tha sot se lista që e posedon Pakistani, tregon qartë se cilët nga talibanët duan dhe cilët nuk duan bisedime me Kabulin, për t’i dhënë fund luftës 15 vjeçare.

Faisal tha njashtu se Pakistani është pajtuar që t’i jap fund mbësbtetjes financiare për luftëtarët talibanë, që janë të vendosur në qytete të Pakistanit dhe për t’i penguar kryengritësit që të rivendosen në Afganistan.

Marrëveshja, siç ka thënë ai, do të përfshijë “bashkëpunimin dypalësh për eliminimin e terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG