Ndërlidhjet

Mblidhet parlamenti egjiptian pas 3 vitesh mosfunksionim


Ilustrim
Ilustrim

Televizioni egjiptian thotë se parlamenti i ri i vendit po e mban sesionin e tij të hapjes, më shumë se tri vjet që kur një gjykatë e ka shpërbërë dhomën e mëparshme.

Në ditën e parë të punës, ligjvënësit pritet ta zgjedhin kryetarin.

Ata i kanë 15 ditë afat që të miratojnë qindra ligje të nxjerra me dekret ekzekutiv, gjatë kohës së mosfunksionimit të parlamentit.

Parlamenti i ri është i dominuar nga një aleancë besnike e presidentit Abdel Fatah al-Sisi. Parlamenti i ka 568 anëtarë të zgjedhur si dhe 28 të tjerë të emëruar direkt nga al-Sisi.

Parlamenti i fundit i Egjiptit u zgjodh në vitin 2011-12 pas zgjedhjeve të para të lira në vend, të mbajtura pas kryengritjes popullore që çoi në rrëzimin e Hosni Mubarakut.

Një gjykatë egjiptiane e pati shpërbërë parlamentin disa muaj më vonë, pas vendimit sipas të cilit, ligjet mbi mbajtjen e zgjedhjeve ishin jokushtetuese.

Në vitin 2013, pasardhës i Mubarakut ishte zgjedhur Mohamed Morsi nga Vëllazëria Myslimane. Ai ishte rrëzuar nga ushtria e udhëhequr nga al-Sisi.

XS
SM
MD
LG