Ndërlidhjet

Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturojnë mbi Korenë e J.


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanët ushtarakë amerikanë B-52, kanë fluturuar mbi Korenë e Jugut për ta shfaqur forcën ndaj Koresë së Veriut, me të cilën janë tensionuar raportet pas testit të katërt bërthamor nga ky vend.

Fluturimet e B-52 erdhën pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e organizoi një ceremoni të fitorës pas pretendimeve se me 6 janar e kanë testuar bombën me hidrogjen, veprim për të cilin ekspertët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me këtë provë.

Agjencia shtetërore e Phenianit, Korean Central News, e ka cituar sot Kim, të ketë thënë gjatë një vizite ushtarake në vendin ku u realizua testi bërthamor, se ky ishte një “hap vetmbrojtës” për siç ka thënë ai, mbrojtjen e rajonit nga “rreziku i luftës bërthamore të shkaktuar nga imperialistët e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara”.

XS
SM
MD
LG