Ndërlidhjet

Për Putinin, sanksionet e BE-së janë “absurde”


Presidenhti rus, Vladimir Putin
Presidenhti rus, Vladimir Putin

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka cilësuar “absurde”.

“Ajo çfarë po bën Bashkimi Evropian me këto sanksione, nuk është asgjë tjetër pos një teatër i absurditeteve”, ka thënë Putin gjatë një intervistë dhënë gazetës gjermane Bild.

Referendumi për ndarjen e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimi i gadishullit me Rusinë, sipas zotit Putin, ishte “demokraci dhe vullet i popullit”.

Putin i ka hedhur poshtë kritikat ndaj Moskës, për rolin e saj në lindje të Ukrainës, duke thënë se marrëveshja e paqes midis Kievit dhe separatistëve, nuk është zbatuar siç duhet.

XS
SM
MD
LG