Ndërlidhjet

Princesha e Spanjës në gjyq për mashtrim


Princesha e Spanjës, Cristina
Princesha e Spanjës, Cristina

Princesha e Spanjës, Cristina, është bërë anëtarja e parë e familjes mbretërore të këtij vendi që del para gjyqit.

Ajo akuzohet për bashkëpunim në një skemë të dyshuar të përvetësimit, e cila përfshin bashkëshortin e saj edhe 16 të pandehur të tjerë.

Princesha Cristina, 50 vjeçe, përballet me tetë vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Gjyqi në Palma, Majorka, shihet si telash i madh për familjen mbretërore.

Princesha Cristina ka arritur në gjykatë me bashkëshortin e saj, Inaki Urdangarin, i cili akuzohet për përvetësim dhe shpëlarje të parave.

Ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për mediat.

XS
SM
MD
LG