Ndërlidhjet

Gjermani: U arrestuan qindra mbështetës të së djathtës ekstreme


Pamje nga një tubim i mëparshëm i lëvizjes PEDIGA në Gjermani
Pamje nga një tubim i mëparshëm i lëvizjes PEDIGA në Gjermani

Policia e Gjermanisë thotë se i ka arrestuar 211 mbështetës të së djathtës ekstreme, të cilët kanë krijuar trazira gjatë një tubimi kundër migrimit në qytetin lindor, Lajpcig.

Mbrëmë, ky grup ua ka vënë flakën veturave, i ka thyer dritaret dhe ka dëmtuar prona të tjera në territorin e Lajpcigut, derisa mijëra mbështetës të lëvizje kundër migrimit, PEDIGA, kanë mbajtur demonstratë paqësore.

Policia tha se të 211 personat e arrestuar gjendeshin në listat e njerëzve që janë “simpatizues të së djathtës ose pjesëtarë të grupeve të dhunshme sportive”.

Policia tha se pjesëtarët e së djathtës ekstreme i ka vendosur në një autobus, i cili është sulmuar nga mbështetësit e së majtës.

Gjermanët janë të tmerruar me sulmet e shumta, cak i të cilave ishin femrat gjatë festimeve të Vitit të Ri në qytetin Këln. Për këto sulme janë fajësuar migrantët.

XS
SM
MD
LG