Ndërlidhjet

Rusia nuk ndjek Samitin e Sigurisë Bërthamore


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Rusia ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore 2016 në Uashington.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ka thënë se samitet e tilla, të cilat kanë për qëllim të parandalojnë terrorizmin bërthamor në glob, “kanë luajtur rolin e tyre” dhe se agjenda e tyre politike është dobësuar.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duhet të jetë forca qendrore “për të koordinuar përpjekjet e botës në sigurinë bërthamore globale”, ka thënë Zakharova.

Ajo po ashtu ka thënë se samitet bërthamore përpiqen të ndërhyjnë në aktivitetet e organizatave bërthamore dhe të imponojnë “opinionet e një grupi të kufizuar të shteteve” në strukturat ndërkombëtare, gjë që është “e papranueshme”.

Samiti i Sigurisë Bërthamore pritet të mbahet më 31 mars – 1 prill në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e lartë rusë kanë marrë pjesë në samitet e mëparshme të tilla në Uashington më 2010, në Seul më 2012 dhe në Hagë më 2014.

XS
SM
MD
LG