Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin mund të zbatohet nga fundi i javës


Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se marrëveshja bërthamore, e arritur midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, mund të nisë së zbatuari në fund të javës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të arritur në muajin korrik, Teherani është pajtuar të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Media iraniane ka cituar Araghchin të ketë thënë se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) pritet të japë dritën jeshile për marrëveshje më 15 janar, ndërsa njoftimi për zbatim të bëhet më 17 janar.

ANEB nuk ka konfirmuar ende komentet e Araghchit, por Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë javën e kaluar se marrëveshja “mund të jetë vetëm disa ditë larg zbatimit nëse çdo gjë shkon në rregull”.

Ky veprim do të çojë në lehtësimin e sanksioneve për Republikën Islamike, e cila më pas do të mund të zhbllokojë miliarda dollarë nga llogaritë e ngrira dhe t’i hapë rrugën rritjes së eksportit të naftës.

XS
SM
MD
LG