Ndërlidhjet

Danimarka shqyrton konfiskimin e pasurisë së migrantëve


Policia daneze...
Policia daneze...

Planet për sekuestrimin e pasurisë së azilkërkuesve janë në mesin e masave të reja kontroverse mbi migracionin, të cilat po diskutohen nga deputetët në Danimarkë.

Propozimet janë dënuar nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e tjera të të drejtave të njeriut, të cilat thonë se ato janë në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare për refugjatët.

Kryeministri Lars Lokke Rasmussen e ka cilësuar planin si “ligjin më të keqkuptuar në historinë e Danimarkës”.

Ligji pritet të votohet brenda këtij muaji.

Qeveria, të martën, ka siguruar shumicën parlamentare për ndryshimin e legjislacionit të propozuar, duke u lejuar autoriteteve daneze të konfiskojnë paratë e migrantëve dhe gjërat e tjera individuale, në vlerë prej më shumë se 10,000 kroner, apo 1,340 euro.

Unazat martesore dhe sendet e tjera me vlerë sentimentale nuk do të përfshihen.

Ky veprim është krahasuar nga disa komentatorë me trajtimin e hebrenjve nga Gjermania naziste, gjatë Holokaustit.

Po sot, qeveria daneze ka thënë se do të zgjasë kontrollet e përkohshme të udhëtarëve në kufi me Gjermaninë edhe për 20 ditë të tjera.

Kontrollet kanë nisur më 4 janar për të parandaluar fluksin e migrantëve, pasi Suedia fqinje ka vendosur kontrolle të përkohshme në kufijtë e saj.

Danimarka ka thënë sot se në kufirin e saj me Gjermaninë ka kryer 31,000 kontrolle kufitare në dhjetë ditët e fundit dhe se 200 personave u është refuzuar hyrja.

XS
SM
MD
LG