Ndërlidhjet

Taxhikistani ndalon emrat arabë për fëmijët


Taxhikistan
Taxhikistan

Ligjvënësit në Taxhikistan kanë votuar për ndalimin e emrave “të huaj” arabë, si dhe të martesave midis kushërinjve të parë.

Duke lexuar amendamentet e propozuara, përpara votimit në Dhomën e Ulët, ministri i Drejtësisë, Rustam Shohmurod, ka thënë se emrat “e huaj” kanë shkaktuar ndarje në shoqërinë taxhike.

Ndryshimet pritet të miratohen dhe në Dhomën e Lartë të Parlamentit, si dhe të nënshkruhen nga presidenti Emomali Rahmon, i cili ka ndërmarrë hapa për të nxitur sekularizmin.

Emrat që rrjedhin nga figura të shquara në Islam, si Sumaja, Aisha dhe Asija, kanë qenë pothuajse joekzistentë në Taxhikistan, por janë bërë emrat më popullorë për vajzat në vitet e fundit.

Muhamed, Jusuf dhe Abubakar janë në mesin e emrave më të popullarizuar për djemtë.

Amendamentet gjithashtu i kundërvihen trendit për të shtuar parashtesa dhe prapashtesa islame dhe arabe te emrat e burrave, si: mullah, khalifa, sheik, amir dhe sufi.

Komiteti Shtetëror për Gjuhë dhe Terminologji ka thënë se ka përgatutur një listë prej rreth 4,000 emrash që rekomandohen për të sapolindurit.

Sipas këtij komiteti, lista përfshin emra “të pastër” taxhikë dhe persikë dhe u është shpërndarë zyrave të regjistrimit në vend, për të ndihmuar prindërit që të zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

XS
SM
MD
LG