Ndërlidhjet

Mësimdhënësve u njihet stazhi i punës për vitet 1989–1999


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për fillimin e aplikimit të njohjes së stazhit të punës për pension kontribut-dhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit, të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë.

“Aplikimi për këtë të drejtë, e njohur edhe me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, do të fillojë dhe do të njihet menjëherë për të gjithë punonjësit e arsimit në atë periudhë të rëndësishme historike për popullin e Kosovës dhe për arsimin në Kosovë”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, javë më parë, ka miratuar propozimin, i cili përcakton që baza e pensionit kontribut-dhënës të jetë 158 euro, kurse më i larti 240 euro.

Para këtij vendimi, pensioni kontribut-dhënës ka qenë 140 euro.

Pensioni është paraparë të llogaritet sipas koeficienteve bazuar në kualifikimet e pensionistëve kontribut-pagues dhe përvojën e punës.

Kualifikimet ndahen në kategoritë: edukim fillor, edukim i mesëm, edukim i lartë dhe edukim universitar si dhe përvoja e punës.

Ndërsa, të gjithë personave që kanë përvojë pune mbi 15 vjet para vitit 1999, do t’iu njihet automatikisht përvoja si 25-vjeçare.

XS
SM
MD
LG