Ndërlidhjet

Dorëhiqet kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski


Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e ka parqitur dorëheqjen sonte gjatë një paraqitje televizive para opinionit.

Por, aktin e dorëheqjes Gruevski do ta paraqes nesër në Kuvend, i cili edhe duhet ta miratoj.

Gruevski tha sonte se me këtë akt ka rerspektuar marrëveshjen politike e cila parasheh largimin e tij nga posti 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parapara për 24 prill.

Gruevski tha se dorëhiqet për të ndihmuar nxjerrjen e vendit nga kriza, por njëkohësisht është shprehur i bindur se partia e tij “VMRO-DPMNE", do të fitoj në zgjedhje për të dëshmuar, siç tha ai, "se kush ka qenë i drejtë e kush ka punuar kundër interesave të shtetit”.

Opozita ende nuk është prononcuar për parqaqitjen e dorëheqjes së Greuvskit.

Ajo disa herë ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve me arsyetimin se nuk janë zbatuar pikat e marrëveshjes politike.

Për zgjidhjen e problemeve nesër në Shkup për vizitë pritet të arrijë komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn.

Dorëheqja e tij vjen si pasojë e aferës së përgjimeve të publikuara nga opozita në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Nga bisedat e shumta telefonike të zyrtarëve, sipas opozitës, dëshmohej përfshirja e qeverisë dhe e vet Gruevskit në veprimtari të shumta kriminale.

Por, akuzat janë hedhur poshtë nga qeveria e cila aferën e opozitës e ka quajtur si përpjekje për destabilizimin e vendit.

Kriza u thellua në muajt në vijim deri në arritjen e marrëveshjes me ndihmën e përfaqësueve ndërkombëtar të BE-së dhe SHBA-së, për formimin e një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të prakohshme parlamentare.

Qeveria e re me një kryeministër të ri nga radhët e VMRO-DPMNE-së, pritet të zgjidhjet në dy ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG