Ndërlidhjet

Pakistani mbyll shkollat e një grupi ekstremist


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet pakistaneze thonë se i kanë mbyllur disa shkolla fetare që drejtoheshin nga grupi ekstremist Jaish-e-Mohammed.

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar sot se i kanë arrestuar dhjetëra persona gjatë bastisjeve policore në një xhami.

Mbylljet e shkollave kanë rezultuar pas arrestimit të disa anëtarëve të grupit të ndaluar Jaish-e-Mohammed, duke përfshirë edhe udhëheqësin Maulana Masood Azhar.

India thotë se ky grup qëndron prapa sulmit të 2 janarit në bazën ajrore Pathankot, që gjendet në kufi me Pakistanin. Shtatë ushtarë indianë janë vrarë si dhe gjashtë sulmues.

Pas këtij sulmi, India dhe Pakistani i kanë shtyrë bisedimet që i kishin planifikuar për 15 janar.

Islamabadi ka njoftuar se do të marr masa kundër grupit Jaish-e-Mohammed, i cili e ka bazën në provincën Punjab.

XS
SM
MD
LG