Ndërlidhjet

Dënohet sulmi në Pakistan


Dënohet sulmi në Pakistan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Udhëheqësit fetarë janë mbledhur në qytetin Quetta të Pakistanit, me ç’rast e kanë dënuar një sulm vdekjeprurës që është shkaktuar të mërkurën nga militantët islamikë. Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë, shumica nga ta policë, jashtë një qendre të vaksinimit kundër poliomielitit në Quetta, më 13 janar. Sulmi, që dyshohet të ketë qenë vetëvrasës, ndodhi kur policët ishin mbledhur për të ofruar siguri për punëtorët e poliomielitit, në ditën e tretë të fushatës së vaksinimit në provincën Balochistan, kryeqytet i së cilit është Quetta. Krahas zyrtarëve në Balochistan, edhe liderët fetare kanë thënë se sulmet janë jo islame. Ata thanë se propaganda e përhapur kundër programeve të vaksinimit kundër poliomielitit, është jo vetëm në kundërshtim me islamin, por edhe kundër interesave të vendit. Grupet militante në Pakistan shumë herë i kanë sulmuar ekipet e poliomielitit, duke thënë se ata janë pjesë e një komploti ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG